Analiza e AShAK-ut, Mehmet Kraja "godet" portalet: Ka fushatë kundër meje
Mehmet Kraja, kryetar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, ka reaguar pas debatit të madh kundrejt analizës së këtij institucioni. Ai ka thënë se ka një fushatë kundër tij dhe se po shtrembërohen citimet nga teksti i titulluar “Synimet destabilizuese të Serbisë në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor”.
“Përgjatë dy ditëve të shkuara disa portale kanë ndërmarrë një fushatë kundër meje dhe institucionit që përfaqësoj, duke bërë citime të shtrembëruara dhe duke manipuluar në mënyrë të shëmtuar lexuesit e tyre. Teksti “Synimet destabilizuese të Serbisë në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor” është një analizë që i referohet Serbisë dhe politikave të saj në Kosovë dhe në Ballkan, denoncon ashpër të gjitha veprimet subversive të shtetit fqinj, përfshirë edhe ndërhyrjet e saj në Gjykatën Speciale.” – shkruan ndër të tjera.
Kraja ka shkruar edhe rreth reagimit të kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi, duke mos e përmendur me emër.

