Analisti tregon fyerjen e ulët që mori nga një mbështetës i pushtetit: Shihni këtë idiotin e VV-së çka shkruan
Analisti Shenolli Muharremi ka treguar fyerjen e rëndë që ka marrë nga një përkrahës i VV-së.
Ai ka bërë me dije se derisa kishte shpjeguar një trend që ishte publikuar nga ASK-ja, ishte kritikuar ashpër nga mbështetësit e VV-së.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka publikuar mesazhin që ka marrë.
“Qita janë LVV. Sulme e fyerje. E shpjegova një trend që ishte publikuar nga burimet zyrtare (nga Zyra e Kyreministrit/ASK) po nuk ju plq militantëve të orkestruar. Shifni këtë idiotin e LVV-së çka shkruan. Gjuhën linçuese e fashiste. Por ska guxim me tregu identitetin. Këta mendojnë që ju beson dikush apo që tjerët nuk duhet me folë fare, si në diktaturë... Në fakt janë manipulues dhe shpifës e linçues që mundohen me njollos çka mendim të lirë apo kush nuk mendon si ta. Vdes në ferr Ralf frikacaku që ske guxim as me tregu kush je.”, ka shkruar Muharremi.