Analisti Shala paralajmëron padi ndaj Jabllanoviqit, e quan "monstrum, kontravers e nacionalist"
Drizan Shala, analist i çështjeve të sigurisë, ka shkruar një status, në të cilin ka paralajmëruar një padi kundër Aleksandar Jabllanoviq, kryetar i Partisë së Serbëve të Kosovës.
Shala e ka quajtur Jabllanoviqin politikan nacionalist e kontraverz.
“Jabllanoviq përgatitu, ti do të përballesh me padi , shihemi në gjykatë
Një politikan nacionalist e kontravez, i cili punon dhe vepron nën direktivat e Aleksander Vuqiqit më paska etiketuar si bashkëpuntor i opozitës serbe, kinse unë paguhem për deklarata në favor të opozitës në Serbi.” – shkroi Shala, ndër të tjera.
Sjellim ndër mend që Jabllanoviqi kishte bërë akuza të rënda në drejtim të Shalës, duke e quajtur kuazi analist, qëndrimet e të cilit “pohimet e të cilit kushtojnë rreth 50 deri në 100 euro”.