Analisti pretendon që një video-inçizim po e shtyn Kurtin të flas për luftën: Është puna te maçoizmi - NACIONALE

Analisti pretendon që një video-inçizim po e shtyn Kurtin të flas për luftën: Është puna te maçoizmi

1 vit më parë

nga NACIONALE

Analisti nga Londra, Afrim Haliti, ka thënë se videoinçizimi i kryeministrit Albin Kurti, ku thotë se nuk do të mbante armë, po e shtyen atë që të bëjë deklarata për një konflikt të mundshëm me Serbinë.

Përmes një shkrimi në Facebook, Haliti ka thënë se pas luftës, Kurti ka tentuar që të paraqitet si një “maço mashkull”.

“Historikisht është e njohur që lufta ka qenë gjithmonë një preokupim veçanërisht mashkullor, i mbështjellë me agresivitet dhe maskulinitet. Ajo bëhet preokupim edhe më prezent atëherë kur veç kemi një luftë në zhvillim e sipër siç është lufta aktuale në Ukrainë. Kjo njejtë sikurse agresiviteti që ne djemtë shprehnim si fëmijë menjëherë pasi që kishim dalë nga kinemaja ku kishim shiku Bruce Lee apo Rambon”, thotë mes tjerash analisti.

Ai ka përmendur edhe luftën në Ukrainë, duke thënë se atje një aktor, pra presidenti Zelensky, ka fituar simpati në të gjithë botën, ndërsa Kurti, është shndërruar pikërisht në komedian, duke aktruar luftën.

“Sa do të kishte pasë qef të kishte popullaritetin e tij, por kryeministri jonë do ta donte luftën vetëm nëse të tjerët luftojnë për të, e që mundësisht ky ta shpallte edhe njëherë pavarësinë”, thotë në fund Haliti.

Postimi i plotë në Facebook:

Për fatin e keq të kryeministrit Kurti, ekziston një videoinçizim i tij, në kulmin e luftës në Kosovë, ku deklarohet se kurr nuk do ta mbante një armë, aq më pak ta përdorte, qoftë edhe në luftë pra.

Kjo mbase mund t’i ketë shkaktuar goditje në ndërdijen e tij sa i përket maçoizmit të tij, prandaj ai në vazhdimësi, pas luftës, është mundu të paraqitet si simbol, edhe pse stereotipik, i një maço mashkulli, duke u mundu mos me shprehë gaz, të qeshura dhe gëzim, përveç momentit me Mufail Bajçinovcin ku nuk mund të përmbahej dot.

Është dinamikë gjinore kjo që meriton reflektim kritik.

Historikisht është e njohur që lufta ka qenë gjithmonë një preokupim veçanërisht mashkullor, i mbështjellë me agresivitet dhe maskulinitet. Ajo bëhet preokupim edhe më prezent atëherë kur veç kemi një luftë në zhvillim e sipër siç është lufta aktuale në Ukrainë. Kjo njejtë sikurse agresiviteti që ne djemtë shprehnim si fëmijë menjëherë pasi që kishim dalë nga kinemaja ku kishim shiku Bruce Lee apo Rambon.

Deri sa në luftën e cila është duke u zhvillu në Ukrainë, përsonazh kryesor, me simpati të fituar gati në gjithë botën kemi një aktor/komedian duke i prirë luftës mbrojtëse, tek ne kemi një kryeministër që është shndërruar në komedian duke aktru kinse luftën. Sa do të kishte pasë qef të kishte popullaritetin e tij, por kryeministri jonë do ta donte luftën vetëm nëse të tjerët luftojnë për të, e që mundësisht ky ta shpallte edhe njëherë pavarësinë.

Por historia funksionon ndryshe. Ajo nuk e ndryshon të kaluaren.

Për fatin e keq të kryeministrit Kurti, ekziston një videoinçizim i tij, në kulmin e luftës në Kosovë, ku deklarohet se...

Posted by Afrim Haliti on Saturday, September 17, 2022

Lajme të ngjashme