Analisti nga Shqipëria: Edi Rama e planifikoi gjestin e mbylljes së syve ndaj Albin Kurtit
Enver Bytyçi, njohës i diplomacisë nga Shqipëria, ka komentuar për Euroneës gjestin e Edi Ramës ndaj Albin Kurtit.
Duke komentuar mbylljen e syve, z.Bytyçi vlerësoi se një gjest i tillë ishte i planifikuar paraprakisht, pasi e njëjta u incizua.
“Zoti Rama është një nga mjeshtrit më të mëdhenj të improvizimeve të tilla. Duket se rasti ishte parashikuar, ishte planifikuar. Ai e bëri së pari, për t’u thënë disa njerëzve, që unë, ndryshe me Vjosa Osmanin, me Albin Kurtin kam një marrëdhënie më të mirë. E bëri me qëllim që të fusë një lloj konflikti mes Presidentes së Kosovës dhe kryeministrit të Kosovës.”, theksoi ai.
Por, sipas profesorit universitar, Rama kishte edhe një qëllim tjetër.
“Edhe me një qëllim tjetëre, që militantët e tij ta shohin zotin Rama, si një njeri në një pozicion, nga ku shikon të gjitha zhvillimet. Nga pikëpamja protokollare, nga pikëpamja e sjelljes diplomatike, ishte një turp”, theksoi ai.