Analisti Haliti: Pse s’po aplikojnë militantët e VV-së për polic në veri? - NACIONALE

Analisti Haliti: Pse s’po aplikojnë militantët e VV-së për polic në veri?

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Analisti, Afrim Haliti ka reaguar edhe njëherë për përcaktimin e vlerës së koeficientit për pagat.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se aktualisht rroga e një polici sille rreth 619 euro.

Sipas tij, konkursi për polic në veri është i hapur edhe për 10 ditë. Haliti tutje ka ironizuar edhe me përzgjedhjën e drejtorit të RTK-së, duke thënë se të gjithë drejtora të RTK-së nuk munden të bëhen.

Rroga e policit 619 Euro. Konkursi për polici në veri është i hapur edhe 10 ditë. Militantët e Vetëvendosjes trima si luaj. Krejt drejtora në RTKurti nuk munden me u bo. Pse s’po aplikojnë militantët e Vetëvendosjes me u bo polic në veri ku munden me e ushtru edhe trimninë edhe patriotizmin?”, ka shkruar Haliti në Facebook.

Lajme të ngjashme