Analistët hahen keq për Asociacionin: Pozhari i sigurt që Kurti s’e nënshkruan, Hamidi ia bën një pyetje - NACIONALE

Analistët hahen keq për Asociacionin: Pozhari i sigurt që Kurti s’e nënshkruan, Hamidi ia bën një pyetje

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Një përplasje e ashpër rreth Asociacionit ka ngjarë në një debat televiziv. Më saktësisht në “Direkt” të ATV-së. Portagonist si gjithnjë ishte Xhevdet Pozhari, analist dhe këshilltar i Arben Vitisë, ministrit të Shëndetësisë.

Ndërsa në anën tjetër, i përfshirë në këtë debat ishte edhe z. Lavdim Hamidi, që është po ashtu analist e gazetar. Tema sigurisht ishte Asociacioni, që është një nga temat që përplasë më së shumti analistët e të gjitha studiove.

“Çfarë interesi ka Kosova prej themelimit të Asociacionit?” – ishte pyeta e z. Pozharit drejtuar kolegëve të tij panelistë.

“Ka me ta nënshkru, e çka nëse e nënshkruan? Çka thu ti këtu Xhevdet?” – ishte pyetje si kundërpërgjigje.

“Nëse Serbia insiston vazhdimisht në Asociacion, kjo marrëveshje dështon, sepse zoti Kurti nuk e realizon” – tha z. Pozhari.

“Pse je i sigurt që s’e realizon?” – ishte pyetja tjetër e z. Hamidit.

“100 për qind, këtu ta nënshkruar.” – ishte përgjigja konfidente e z. Pozharit.

Dëgjone më poshtë përplasjen e ashpër të panelistëve të Direkt.

Lajme të ngjashme