Analist Raci pretendon se ambasadorët po kërkojnë të mbetet i hapur opsioni i ndarjes së Kosovës - NACIONALE

Analist Raci pretendon se ambasadorët po kërkojnë të mbetet i hapur opsioni i ndarjes së Kosovës

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Analisti i pavarur, Gazmir Raci, ka komentuar kërkesën e QUINT-it që të mos hapet Ura e Ibrit.

Raci madje, mes rreshtash, ka lënë të kuptohet se kushdo që është kundër hapjes së urës, kërkon që të mbetet i hapur opsioni i ndarjes së Kosovës.

“Hapja e urës mbi Ibër, është goditja e fundit dhe vdekjeprurëse e idesë së ndarjes së Kosovës dhe projektit të "shkëmbimit të territoreve". Kundërshtimi i hapjes është kontribut me apo pa vetëdije që ai opsion të mbetët i hapur, për ndonjë moment tjetër”, ka shkruar ai.

Lajme të ngjashme