Analist Heta pyet Presidenten Osmani: A kërcënohemi nga lufta siç po thotë kryeministri?
Analisti Albert Heta, përmes një postimi në Facebook, në lidhje me deklaratat e kryeministrit Kurti për mundësinë e një lufte, ka thënë se në rast se vendi kërcënohet nga një luftë e mundshme, përgjegjëse për paralajmërime të tilla është presidentja e Republikës së Kosovës e cila nuk po gjendet gjëkundi, gjë që ta kujton Rugoven në kohë luftë.
Heta kërkoi nga presidentja e vendit, me përgjegjësinë që mbartë, të dalë dhe të sqarojë situatën nëse vendi kërcënohet vërtetë nga një luftë e mundshme.
“Me Kushtetute përgjegjëse për Politiken e Jashtme edhe Komandante e Forcave te Armatosura është Kryetarja aktuale e Republikës, e cila do te duhej me njoftu popullin nëse vendi kërcënohet nga një Luftë. Komandant Kryeministër nuk ka ne Kushtetute. Kryetarja nuk është, qe ta kujton Ibrahim Rugoven në kohë lufte.” – shkroi ai në Facebook.