Analist Haliti tallet me Presidenten pas fotos me Pecin me Gërvallën: “Po përfaqëson unitetin e popullit” - NACIONALE

Analist Haliti tallet me Presidenten pas fotos me Pecin me Gërvallën: “Po përfaqëson unitetin e popullit”

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidentja Osmani është takuar në njërën prej kafeterive të kryeqytetit me dy anëtarët e Listës Guxo, që janë edhe ministra të Qeverisë Kurti II: Donika Gërvallën dhe Faton Pecin. Ky takim duket se ka ndodhur me rastin e largimit të Doarsa Kicës nga kjo parti drejt LDK-së. E një analist gjen diçka interesante për të shprehur për rastin.

Doarsa Kica – tashmë është e konfirmuar nga burimet e Nacionales – do të jetë pjesë e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) duke u larguar nga grupi parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje.

Kjo ka bërë bashkë pjesën tjetër të mbetur të bashkëpunëtorëve të lartë të mbetur të Vjosa Osmanit.

Peci kishte reaguar me zemërim madje edhe në status përkundër që paraqiste një figurë duke u qeshur.

“Kush synon tjetërsimin apo kontrabandimin e vullnetit të qytetarëve, i bashkohet atyre që janë pjesë e erës së përfunduar në politikë.” - ka deklaruar Peci duke e sulmuar qartazi znj. Kica.

E në anën tjetër, Haliti ka kritikuar vetë presidenten Osmani përmes ironisë.

“Presidentja Osmani duke përfaqësuar unitetin e popullit jo, por të listës fiktive Guxo pas humbjes se një deputeteje!” – ka shkruar z. Haliti.

Lajme të ngjashme