Amnesty International: Forcat ukrainase po rrezikojnë civilët - NACIONALE

Amnesty International: Forcat ukrainase po rrezikojnë civilët

3 vjet më parë

nga Miranda Shala

Amnesty International ka thënë të enjten se forcat ukrainase janë dukë shkelur ligjin ndërkombëtar dhe po rrezikojnë civilë duke ngritur baza ushtarake në zonat e banuara.

“Taktikat e mbrojtësve në asnjë mënyrë nuk justifikojnë sulmet pa dallim të Rusisë", tha grupi i të drejtave duke shtuar se disa "krime lufte" ruse, përfshirë në qytetin e Kharkiv, nuk ishin të lidhura me taktikat e ukrainasëve.

Por Amnesty listoi disa incidente kur forcat ukrainase dukej se i kishin ekspozuar civilët në rrezik në 19 qytete dhe fshatra në rajonet e Kharkiv, Donbas dhe Mykolaiv.

Sekretarja e Përgjithshme e Amnistisë, Agnes Callamard tha se:

“Ne kemi dokumentuar një model të forcave ukrainase që rrezikojnë civilët dhe shkelin ligjet e luftës kur veprojnë në zona të populluara. Të qenit në një pozicion mbrojtës nuk e përjashton ushtrinë ukrainase nga respektimi i ligjit ndërkombëtar humanitar.”

Lajme të ngjashme