Ambasadori Kapiti zatet një deputet britanik në rrugë: Diskutim interesant për integrimin euro-atlantik
Ambasadori i Kosovës në Mbretëri të Bashkuar, Ilir Kapiti, na ka njoftuar se këtë javë është takuar me deputetin britanik, Jeremy Purvis, të cilin, mësa duket nga një fotografi e publikuar, e ka zatetur në rrugë.
Në rrjetin X, ish-Twitter, Kapiti të martën shkroi: “Pata një takim të mrekullueshëm me Lordin Purvis në Dhomën e Lordëve sot. Diskutim interesant për çështjet aktuale politike dhe integrimin euro-atlantik të Kosovës.” Ai i bashkëngjiti këtij shkrimi një fotografi të stilit “selfie”, ku shihet me deputetin në mjedis të hapur.
Had a great meeting with Lord Purvis at the #HouseofLords 🇬🇧 today. Interesting discussion on current political affairs and Kosovo’s 🇽🇰 Euro-Atlantic integration.
— Ilir Kapiti (@IlirKapiti) May 14, 2024
🇽🇰 & 🇬🇧 pic.twitter.com/8ifTHCCPPf
Nuk dihet nëse takimi mes dy zyrtarëve ka qenë rastësor apo me termin dhe nuk dihet se sa mund të ketë zgjatur një diskutim i tillë, në këmbë, për tema serioze e të gjera, si integrimi euro-atlanik i Kosovës.
Shpresojmë që ambasadori ynë dhe deputeti britanik të kenë gjetur ndonjë ulëse në atë hapësirë, sepse tema të tilla mund t’i kenë lodhur nga qëndrimi në këmbë për kohë të gjatë.