Ambasadori i Suedisë në Kosovë: Marrëveshja e Brukselit dhe Aneksi i Ohrit duhet të zbatohen - NACIONALE

Ambasadori i Suedisë në Kosovë: Marrëveshja e Brukselit dhe Aneksi i Ohrit duhet të zbatohen

6 muaj më parë

nga NACIONALE

Ambasadori i Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund, ia ka rikujtuar obligimet ndërkombëtare qeverisë së ardhshme të Kosovës.

Ai ka bërë me dije se qeveria e re duhet të zbatojë Marrëveshjen e Brukselit dhe Aneksin e Ohrit.

Në një intervistë për agjencinë e lajmeve Ekonomia Online, ai k ka thënë se dialogu Kosovë-Serbi duhet të vazhdojë.

“Mendoj se e ardhmja e Kosovës është shumë e ndritshme, si në aspektin e punësimit dhe zhvillimit të kompanive, ashtu edhe në lidhje me dialogun e normalizimit. Dialogu ka qenë në vazhdim që nga viti 2011. Kemi mbi 90 marrëveshje, përfshirë Marrëveshjen e Brukselit të shkurtit 2023 dhe aneksin e Ohrit. Këto marrëveshje duhet të zbatohen”, ka deklaruar ai.

Lajme të ngjashme