Ambasadori i Francës: Kurti i njeh shumë më mirë se unë filozofët francezë
Olivier Guerot, ambasador i Francës në Kosovës, ka folur rreth bisedave me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
I ftuar në Klan Kosova, Guerot ka treguar se me Kurtin flet edhe për çështje jashtë politikës. Ambasadori francez tregoi se me Kurtin flasin edhe për filozofët francez, të cilët, sipas tij, Kurti “i njeh shumë më mirë”.
“Bisedat që i bëj me kryeministrin duhet t’i mbajë konfidenciale. Por, përveç politikes flasim edhe për gjëra tjera. Flasim për literaturën, dhe jam shumë i kujdesshëm sepse kur flasim për filozofët francez, ai i njeh shumë më mirë se unë. Kështu që, përpiqem t’i trajtoj temat në të cilat jemi parafërsishit të barabartë të dy.” – tha Guerot.