Ambasadori i Britanisë viziton ushtarët që patrulluan në veri: Kryesit e sulmit në Ibër-Lepenc të japin llogari
Ambasadori i Britanisë në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka vizituar ushtarët britanikë që kanë patrulluar në veri.
“Mbretëria e Bashkuar qëndron pranë Kosovës në përpjekjet për t’u siguruar që infrastruktura kritike të jetë e mbrojtur dhe që kryesit të sillen para drejtësisë. Vizitova sot ushtarët e Mbretërisë së Bashkaur që kanë qenë duke patrulluar në në veri të Kosovës si pjesë e Forcës së NATO-s në Kosovë – në përpjekjet e vazhdueshme për të mbështetur mandatin e KFOR-it për një mjedis të qetë dhe të sigurt në të gjithë Kosovën”, ka shkruar Hargreaves.
Ai ka publikuar edhe disa fotografi nga vizita.