Ambasadori i Britanisë e uron Hamzën për zgjedhjen në krye të PDK-së - NACIONALE

Ambasadori i Britanisë e uron Hamzën për zgjedhjen në krye të PDK-së

9 muaj më parë

nga NACIONALE

Ambasadori britanik, Jonathan Hargreaves, ka takuar kryetarin e ri të Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, të cilin e ka uruar për detyrën e re.

Hargreaves i ka uruar Hamzës sukses në rolin e tij ‘’të rëndësishëm’’ në avancimin e zhvillimit demokratik të vendit.

Postimi:

Sot u takova me kryetarin e sapozgjedhur të PDK-së, Bedri Hamza. E përgëzova për detyrën e re dhe i urova sukses në rolin e tij të rëndësishëm në avancimin e zhvillimit demokratik të Kosovës.

Diskutuam gjithashtu për rëndësinë që institucionet e Kosovës të funksionojnë në mënyrë efektive dhe për nevojën që aktorët politikë të angazhohen në mënyrë konstruktive me njëri-tjetrin në frymën e Kushtetutës, veçanërisht në kontekstin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

Lajme të ngjashme