Ambasadori i BE-së në Serbi kritikon Kosovën për “veprime të njëanshme”, kërkon Asociacionin
Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Beograd, Emanuele Giaufret, ka qortuar Kosovën për “veprime të pakoordinuara dhe të paanshme” në veri të Kosovës, për çka tha se nuk janë në përputhje me normalizimin e marrëdhënive, derisa foli edhe për synimet e fundit për hapjen e Urës ës Ibrit për automjete.
"Dhe jo vetëm kjo. Kemi mbylljen e postës në veri. Mund të themi se këto veprime të njëanshme dhe të pakoordinuara nuk ndihmojnë për të arritur normalizimin e marrëdhënieve. Nëse mbyllni disa shërbime që u shërbejnë serbëve të Kosovës pa ofruar zgjidhje alternative dhe pa konsultim me komunitetin, atëherë jeta e atyre qytetarëve është në gjendje më të keqe dhe kërkon vëmendje të veçantë shumë e qartë se ne duhet të ecim përpara, të zbatohen të gjitha marrëveshjet dhe angazhimet që kanë marrë të dyja palët, sepse gjithçka ka të bëjë me rrugën evropiane dhe në hapat e tjerë duhet të përqendrohemi atë”, tha kreu i delegacionit të BE-së.
“BE-ja e ka shumë të qartë se ne duhet të ecim përpara, se duhet të zbatohen të gjitha marrëveshjet dhe angazhimet që kanë marrë të dyja palët, sepse gjithçka ka të bëjë me rrugën evropiane. Sigurisht, themelimi i Asociacionit dhe hapat të tjerë kuptohen. Duhet të fokusohemi në këtë”, tha ai.