Ambasadori Hovenier e përsërit kërkesën për shtyrjen e vendimit për targat, e dënon djegien e veturës në veri - NACIONALE

Ambasadori Hovenier e përsërit kërkesën për shtyrjen e vendimit për targat, e dënon djegien e veturës në veri

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeff Hovenier, përsëritur edhe njëherë kerkesën e SHBA-ve për shtyrjen e afatit për targat ilegale dhe njëkohësisht ka dënuar djegien e një veture e cila konvertoi targat në RKS.

Hovenier ka thënë se SHBA dënon aktin e djegies së veturës dhe përpjekjet për t’i frikësuar të gjithë ata që dëshirojnë të riregjistrojnë makinat në RKS.

ShBA-ja i dënon djegien ose shkatërrimin e pronës dhe çfarëdo përpjekje për t’i frikësuar ata që kanë ose që synojnë të marrin targa RKS të veturave sipas ligjit kosovar. Këto janë akte frikacake dhe kriminale.”, ka thënë ai.

Më tej, ai ka përsëritur kërkesën e SHBA-ve për shtyrjen e vendimit për targat.

Ne e përsërisim kërkesën tonë për zgjerim të plotë të zbatimit të periudhës në mënyrë që targat RKS të mund të vendosen gjatë një periudhe prej 12 muajve përderisa pohojmë se Kosova e ka të drejtën që ta zbatojë këtë ndryshim.”, ka shkruar ambasadori në Tëitter.

Ndryshe sot Policia e Kosovës ka konfirmuar se edhe një vetur që konvertoi targat në RKS është djegur në Zubin Potok.

Lajme të ngjashme