Ambasadori gjerman: Mirë që ministri i Kurtit po merr pjesë në diskutimet për Asociacionin në Ambasadën Amerikane - NACIONALE

Ambasadori gjerman: Mirë që ministri i Kurtit po merr pjesë në diskutimet për Asociacionin në Ambasadën Amerikane

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ambasadori gjerman Jorn Rohde ka reaguar në lidhje me deklarimet e bëra nga Nënsekretari Derek Chollet npas telefonatës që kishte me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.

Chollet tregoi se kishte biseduar me kryeministrin e Kosovës për të diskutuar propozimin e Bashkimit Evropian mbi normalizimin e raporteve me Serbinë dhe për ta shtyrë Kosovën që ta pranonte atë. Po ashtu, në pjesën e dytë të postimit ai tha se kanë diskutuar “rëndësinë e karakterit multietnik të Kosovës dhe ecjen përpara me diskutimet për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe në kontekstin e Dialogut, dhe nevojën që zyrtarët serbë të rikthehen në pozitat e tyre.”

Ambasadori Rohde ka shkruar se pajtohet plotësisht me fjalët e Chollet.

“Është shumë e rëndësishme të ecin përpara diskutimet për Asociacionin. Mirë që ministri Rashiq e ka konfirmuar pjesëmarrjen e tij në diskutimet e planifikuara për Asociacionin për 31 janarin...” - shkroi ai.

Statusi i plotë:

Lajme të ngjashme