Ambasadori gjerman: Kosova e Serbia kënaqin audiencat e tyre lokale, por nuk afrohen në qëllime si BE-ja
Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde ka shkruar për Konferencën e Sigurisë së Mynihut e cila fillon këtë javë, duke thënë se tema e këtij viti, i përshtatet situatës mes Kosovës dhe Serbisë.
Përmes një shkrimi në rrjetin social Twitter, ai ka thënë se këtë vit, Konferenca mbahet me temën: “Dinamikat humb-humb në politikat ndërkombëtare”.
“A nuk përshtatet kjo në mënyrë perfekte me atë që po shohim aktualisht mes Kosovës dhe Serbisë?” – ka shkruar ai tutje.
Në fund, ambasadori Rohde ka thënë:
“Të dyja kënaqin audiencat e tyre lokale deri më tani, por nuk afrohen te qëllimet e përbashkta si BE-ja”.
The 60th @MunSecConf begins on Friday. This year's theme: lose-lose dynamics in int politics. Doesn't that fit perfectly with what we currently see between 🇽🇰&🇷🇸? Both satisfy so far their local audiences, but don‘t get closer to common goals like the 🇪🇺.https://t.co/6Own3tbIv5
— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) February 13, 2024