Ambasadori gjerman i referohet zëvendësit të Gërvallës si zv.kryeministër - NACIONALE

Ambasadori gjerman i referohet zëvendësit të Gërvallës si zv.kryeministër

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde gjatë ditës së djeshme ka pritur në rezidencën e tij kryeministrin Albin Kurti dhe zëvendësministrin Kreshnik Ahmeti. Megjithatë, këtij të fundit i është referuar si zëvendëskryeministër.

Rohde përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Twitter, ka njoftuar se në këtë takim është diskutuar edhe rreth dialogut.

Por, ajo që ka rënë në sy është mënyra se si i është referuar zëvendësit të Donika Gërvallës, duke e quajtur zëvendëskryeministër.

“Ishte kënaqësi të prisja kryeministrin Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrin Keshnik Ahmeti bashkë me drejtoreshën e Ballkanit Perëndimor, Susanne Schutz në rezidencën time. Diskutime të shkëlqyeshme mes miqësh për rrugët përpara në çështjet që ndërlidhen me dialogun.” – ka shkruar ai.

Lajme të ngjashme