Ambasadori gjerman: Banjska ndryshoi gjithçka, ishte një sulm terrorist - NACIONALE

Ambasadori gjerman: Banjska ndryshoi gjithçka, ishte një sulm terrorist

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka dhënë një intervsitë të gjatë në medien serbe të Kosovës, “Kosovo Online”, ku natyrshëm ka folur për shumë tema, përfshirë sulmin në Banjskë të Zveçanit e nevojën për formimin e Asociacionit.

Në fakt, ambasadori gjerman e ka cilësuar sulmin në Banjskë si “terrorist”.

“Banjska ndryshoi gjithçka. Ishte një sulm terrorist. Këta nuk ishin qytetarë të pakënaqur, por kishin raketahedhës, automatikë, granata… Jemi ende në kërkim të autorëve të dyshuar që duhet të dalin para drejtësisë. Vetë Milan Radoiçiq tha se është përgjegjës, por ende nuk ka përgjegjësi, nuk mund të pranojmë parimin e mosndëshkimit. Nëse kryen një krim, duhet të gjykohesh. Shpresojmë se Serbia është duke punuar në këtë”, ka deklaruar Rohde në një intervistë për Kosovo Online.

Lajme të ngjashme