Ambasadori francez: Shqipëria ishte katastrofë totale, cila është tash në pragun e BE-së? Shqipëria, jo Kosova
Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot ka pasur mesazhe të qarta gjatë një paraqitje në një konferencë të tij sot, ku tha se Kosova nuk është e izoluar, përveç nëse e izolon vetën.
Ai madje, e krahasoi Kosovën me Shqipërinë, duke thënë se kjo e fundit ishte në situatë edhe më të rëndë, ndërsa ndodhet në pragun e Bashkimit Evropian.
Më poshtë, citati i përkthyer nga Nacionale:
“Kosova nuk është ishull, është në mes të rajonit, që është pjesë e kontinentit. Kemi pasur takimin e Komunitetit Politik Evropian në Tiranë para dy javësh, Kosova ishte pjesë e asaj.
Nuk jeni të izoluar, përveç nëse e izoloni vetën. Si e izoloni vetën? Duke mos dëgjuar miqtë, duke “shitur” moral, duke gjetur të gjitha arsyet që mos t’u bindeni përkushtimeve. Kështu që lutja është: dëgjoni miqtë tuaj. Kaja Kallas ishte këtu, Costa ishte këtu. Ka takime të rregullta, në margjina të këtij takimi të Komunitetit Politik Evropian, ku pati edhe një takim bilateral mes presidentit Macron dhe presidentes Osmani: Vetëm dëgjoni ju lutem. Mos mendoni që kompromisi është një fjalëkryq.
Mesazhi im i dytë, siç u tha nga të tjerët, ka një dritare të mundësisë për zgjerimin e BE-së tani. Duhet vullnet i mirë nga pala kosovare që ta përdorë më së miri këtë dritare, ka pasur disa të tjerë në të kaluarën, që ishin afër, nuk dua ta përsëriti. Ju e dini si ishte Shqipëria para 25 viteve. Nuk isha këtu, por kam folur me të tjerët, Shqipëria ka qenë katastrofë totale krahasuar edhe me Kosovën, edhe pas viteve të vështira që i kaloi Kosova. Tani cili shtet është në pragun e derës së BE-së? Është Shqipëria, jo Kosova”.