Ambasadori evropian thirrje Qeverisë: Të sigurohet dokumentacioni që të nisin nënshkrimet edhe në Zubin Potok e Zveçan - NACIONALE

Ambasadori evropian thirrje Qeverisë: Të sigurohet dokumentacioni që të nisin nënshkrimet edhe në Zubin Potok e Zveçan

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ambasadori i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog ka thënë se është i kënaqur që serbët e Kosovës po e përdorin të drejtën e tyre për mbledhjen e nënshkrimeve të nevojshme për peticionet në lidhje me tërheqjen e kryetarëve në komunat veriore.

Përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Twitter, ai ka bërë thirrje te autoritet kosovare që të sigurojnë dokumentet e nevojshme dhe të lejojnë qytetarët t’i mbledhin nënshkrimet edhe në Zubin Potok dhe në Zveçan.

“I bëj thirrje autoriteteve të Kosovës në nivel qendror dhe lokal që të sigurojnë të gjithë dokumentacionin e nevojshëm dhe të lejojnë grupet e qytetarëve të iniciojnë mbledhjen e nënshkrimeve edhe në Zubin Potok dhe në Zveçan– ka thënë ai.

Ai në fund ka deklaruar që mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme në veri është vendimtare.

“Mbajtja e shpejtë e zgjedhjeve të parakohshme lokale në veri të Kosovës me pjesëmarrjen e pakushtëzuar të serbëve të Kosovës mbetet vendimtare” – shkroi tutje Szunyog.

Lajme të ngjashme