Ambasadori britanik ngjitet në majën e Lubotenit me familjen e tij - NACIONALE

Ambasadori britanik ngjitet në majën e Lubotenit me familjen e tij

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka bërë të ditur se ka arritur të ngjitet në Majën e Lubotenit së bashku me familjen e tij.

Ambasadori britanik tha se e sheh majën e Lubotenit çdo ditë kur kthehet nga puna ndërsa e përshkroi ngjitjen në këtë majë si një kënaqësi të veçantë.

"Majën madhështore të Lubotenit e shoh çdo ditë kur kthehem nga puna në shtëpi, ndaj ishte një kënaqësi e vërtetë të ngjitesha në të së bashku me familjen time, të udhëhequr me mjeshtëri nga Labinoti nga Klubi Alpin Prishtina. Kosova ka 20 maja madhështore prej (shumë afër!) 2500 metra ose më shumë. Tani kam ngjitur 3. A mund t’i menaxhoj të gjitha gjatë kohës sime këtu?", tha ai.

Lajme të ngjashme