Ambasadori britanik në Tiranë paralajmëron valë të re të shpalljeve "non-grata": Do të bëhet rutinë - NACIONALE

Ambasadori britanik në Tiranë paralajmëron valë të re të shpalljeve "non-grata": Do të bëhet rutinë

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Ambasadori britanik në Tiranë, Alastair King-Smith ka konfirmuar se pritet një valë e re e shpalljeve “non-grata” për politikanë e biznesmenë në Shqipëri.

King-Smith në një intervistë për Top Channel ka thënë se detaje rreth kësaj do të dihen më vonë gjatë këtij viti.

Ai madje ka konfirmuar se kjo është diçka që do të bëhet rutinë.

“Kërkohet kohë për të arritur disa standarde e më pas të mbërrijmë në vendimmarrje. Këto lloj ndalesash ndërmerren nga Sekretarja e Punëve të Brendshme ndërsa, sanksionet anti-korrupsion nga Sekretari i Punëve të Jashtme dhe më gjerësisht për ato që kanë të bëjnë me sistemin e drejtësisë nga prokurorë të pavarur. Ju do të shikoni më shumë rreth kësaj, më vonë këtë vit e më tutje. Kjo do jetë diçka që do të bëhet rutinë. Sapo prova dalin në dritë, raportime të gazetarëve apo nga të tjerë ne do të shikojmë se çfarë veprimesh do të marrim të ndihmojmë qëllimin final në dhënien fund pandëshkueshmërisë”, ka thënë ai.

Vlen të theksohet se ish-kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha i është ndaluar hyrja në Britaninë e Madhe "për lidhje të qarta me grupe të krimit të organizuar dhe kriminelë dhe për korrupsion".

Lajme të ngjashme