Ambasadori britanik në Serbi: Duam ta shohim themelimin e Asociacionit sa më shpejt
Edward Ferguson, ambasador i Britanisë së Madhe në Serbi, ka folur rreth çështjes së Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Në një intervistë, Ferguson përmendi origjinën e Asociacionit, që lindi nga marrëveshja e vitit 2013.
Ferguson theksoi se Asociacionit tashmë duhej të ishte themeluar
“Asociacioni duhej të ishte themeluar tashmë dhe ne duam ta shohim atë të formohet sa më shpejt që të jetë e mundur. Ne besojmë se është një mekanizëm i rëndësishëm që duhet t’u japë besim komuniteteve serbe në Kosovë lidhur me mënyrën se si mund të kryhen më mirë punët e tyre” – ka thënë Ferguson, transmeton Tanjug.