Ambasadori britanik në Kosovë: Afatet për zgjedhjen e presidentit duhet të respektohen - NACIONALE

Ambasadori britanik në Kosovë: Afatet për zgjedhjen e presidentit duhet të respektohen

6 muaj më parë

nga NACIONALE

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka theksuar rëndësinë e respektimit të afateve të parapara për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit, duke vlerësuar njëkohësisht procesin e rinumërimit të votave si thelbësor për integritetin zgjedhor.

Në një deklaratë për T7, Hargreaves tha se procesi i rinumërimit të votave është shumë i rëndësishëm për besueshmërinë e zgjedhjeve.
“Kjo dëshmon aftësinë e sistemit për të identifikuar dobësitë dhe për t’i adresuar ato, në mënyrë që të ruhet integriteti i zgjedhjeve. Kjo natyrisht bartë disa rreziqe sa i përket afateve kohore dhe shpresoj që Komisioni ta kryejë rinumërimin sa më shpejt që të jetë e mundur”, tha ai.

Ambasadori britanik theksoi se pas përfundimit të këtij procesi, është thelbësore që institucionet të funksionalizohen sa më parë.
“Hargreaves tha se “është jashtëzakonisht e rëndësishme që pas kësaj, partitë politike të bashkohen, Kuvendi të konstituohet dhe qeveria të nisë punën, në mënyrë që buxheti dhe marrëveshjet ndërkombëtare të miratohen sa më shpejt”.”

Ai shtoi se procesi i zgjedhjes së presidentit të ri duhet të zhvillohet brenda afateve ligjore.
“Po ashtu, është shumë e rëndësishme që procesi i zgjedhjes së presidentit të ri të zhvillohet sipas afateve të paraprara. Jam i bindur se të gjitha partitë janë të përkushtuara për këtë, sepse të gjithë e kuptojnë rëndësinë që këto procese tejet të rëndësishme kanë për Kosovën”, tha ai.

Lajme të ngjashme