Ambasadori britanik e mirëpret faktin që Sunny Hill u mor me çështjen globale të dhunës ndaj grave dhe vajzave
Festivali “Sunny Hill” këtë vit ka vënë në në pah çështjen globale të dhunës ndaj grave dhe vajzave.
E një gjë e tillë është përshëndetur nga Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves.
“Ne duhet të vazhdojmë të punojmë së bashku për të rritur ndërgjegjësimin, për të luftuar stigmën dhe për të mbështetur të mbijetuarit e dhunës mbi baza gjinore”, ka thënë Hargreaves.
Më tej ai ka thënë se shpreson që të përdoret arti dhe muzika që të vazhdojë kampanja për të ndalur dhunën kundër vajzave dhe grave.