Ambasada ruse në Beograd pas shpalljes “non-grata” të spiunes Daria: Provokim tjetër nga Kosova - NACIONALE

Ambasada ruse në Beograd pas shpalljes “non-grata” të spiunes Daria: Provokim tjetër nga Kosova

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Ambasada ruse në Beograd, ka reagur pas shpalljes non-grata të spiunes rusë Daria Asmalova, që u arrestua në pikën kufitare në veri të vendit.

Sipas kësaj ambasade, ndalimi i pabazuar i Daria Aslamovës, paraqet një provokim tjetër të institucioneve të përkohshme në Kosovë.

“Ndalimi i pabazuar i Daria Aslamovës paraqet një provokim tjetër të institucioneve të përkohshme në Kosovë, shembull i shpërfilljes së plotë të Prishtinës ndaj parimeve themelore demokratike, përfshirë lirinë e mediave. Ftojmë Sekretariatin e OKB-së, UNMIK-un, Misionin e OSBE-së në Kosovë, Misionin e BE-së për zbatimin e rendit dhe ligjit dhe ekspertët e organizatave ndërkombëtare të dalin menjëherë me një vlerësim publik të ngjarjes”, transmeton KosovoOnline.

Lajme të ngjashme