Ambasada e ShBA-së me dedikim për 11 vjetorin e nisjes së ndërtimit të Ambasadës në Prishtinë
Ambasada e Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Prishtina ka kujtuar se 11 vjet më parë u hodh gurthemeli i kompleksit të ri diplomatik në kryeqytet.
Sipas ambasadës, Kosova sot ka një nga ndërtesat më moderne të ambasadave amerikane në botë, që përfaqëson partneritetin dhe bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve. Në ndërtimin e saj kanë kontribuar edhe punëtorë dhe arkitektë vendorë, duke e bërë projektin një shembull të bashkëpunimit të përbashkët.