Ambasada e Kosovës në ShBA për vdekjen e Engelit: Mik i vërtetë që u kujdes për popullin e të ardhmen tonë - NACIONALE

Ambasada e Kosovës në ShBA për vdekjen e Engelit: Mik i vërtetë që u kujdes për popullin e të ardhmen tonë

2 muaj më parë

nga NACIONALE

Ambasada e Kosovës në Shtetet e Bashkuara ka shprehur ngushëllime me rastin e ndarjes nga jeta të ish-kongresistit Eliot Engel, i cili e ka mbështetur vendin tonë gjatë karrierës së tij të gjatë politike.

“Jemi thellësisht të pikëlluar nga vdekja e Eliot Engelit. Ai qëndroi pranë Kosovës jo vetëm si anëtar i dalluar i Kongresit, por edhe si mik i vërtetë që u kujdes për popullin tonë dhe të ardhmen tonë” – thuhet në shkrimin e Ambasadës në rrjetin “Facebook”.

“Zëri dhe mbështetja e tij erdhën në momentet kur patën peshë më së shumti dhe ato do të kujtohen gjithmonë” – thuhet më tej.

“Ne ua shprehim ngushëllimet tona të sinqerta familjes së tij, miqve dhe të gjithëve që e njohën. Trashëgimia e tij do të kujtohet me respekt të thellë e mirënjohje të gjatë” – thuhet në fund.

Më herët, deputetët e Kuvendit të Kosovës gjatë seancës mbajtën një minutë heshtje në nderim të mikut amerikan.

Lajme të ngjashme