Ambasada e Kosovës në Pragë organizon ligjëratë me shkrimtarin Ag Apolloni - NACIONALE

Ambasada e Kosovës në Pragë organizon ligjëratë me shkrimtarin Ag Apolloni

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ambasada e Çekisë në Pragë njoftoi kanë organizuar ligjëratë me profesorin universitar dhe shkrimtarin, Ag Apolloni.

Këto ligjërata, siç tha ambasada, janë në kuadër të fuqizimit të katedrave dhe programeve të Albanologjisë nëpër botë.

Njoftimi i ambasadës:

Fuqizimi i Katedrave dhe programeve të Albanologjisë në 🌍 është një ndër prioritetet e punës sonë. Për këtë qëllim, në bashkëpunim me drejtuesen e Seksionit të gjuhës shqipe në Universitetin e Karlit në Pragë, Dr.Orkida Borshi, mundësuam realizimin e një cikli ligjëratash nga Ag Apolloni, profesor i Universitetit të Prishtinës.

Ambasadorja Iberhysaj-Kapitaj ishte pjesëmarrëse në ligjëratën e parë hapëse të këtij cikli, i cili do të vijojë deri më 15 dhjetor 2024.

Studentë të nivelit master nga Çekia, Anglia, Gjermania, Italia, Danimarka, ndoqën me interes të veçantë ligjëratën e Profesor Apollonit, i cili është autori i parë nga Kosova i përkthyer në gjuhën çeke. Ag Apolloni është shkrimtar, poet, dramaturg, studiues dhe eseist. Veprat e tij letrare vlerësohen gjerësisht për dimensionin e tyre dramatik, trajtimin filozofik dhe qëndrimin kritik ndaj historisë, politikës dhe shoqërisë.

Programi i leksioneve të Prof. Apollonit do të fokusohet në marrëdhëniet ndërmjet letërsive të vogla dhe të mëdha, në “Weltliteratur” dhe në letërsinë shqipe në kontekstin ballkanik dhe botëror.🇽🇰🇨🇿

Lajme të ngjashme