Ambasada e Japonisë nis lëshimin e vizave në Prishtinë
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës me anë të një njoftimi për media ka njoftuar se Ambasada e Japonisë ka nisur sot me lëshimin në Prishtinë të vizave, duke lehtësuar kështu dukshëm udhëtimin e qytetarëve të Kosovës në Japoni.
“Kjo u konfirmua në takimin që zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla bashkë me zëvendësministrin, Kreshnik Ahmeti patën me ambasadorin e Japonisë në Kosovë, Ryuta Mizuuchi dhe të ngarkuarin me punë, Keisuke Yamanaka”.
“Thellimi i marrëdhënieve diplomatike, bashkëpunimi në ekonomi, shkëmbime tregtare, sport dhe mbështetje në proceset integruese euroatlantike ishin çështjet me më prioritet të diskutuara gjatë këtij takimi”, thuhet në njoftim