Ambasada e Britanisë në Kosovë, pret uljen e tensioneve në takimin Kurti - Vuçiq - NACIONALE

Ambasada e Britanisë në Kosovë, pret uljen e tensioneve në takimin Kurti - Vuçiq

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Ambasada britanike në Kosovës ka vlerësuar se takimi i nesërm që pritet të ndodhë ndërmjet kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiq është një mundësi e mirë për t’i ulur tensionet dhe për t’i normalizuar marrëdhëniet.

"I dërguari i posaçëm i Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach, foli dje me kryeministrin e Kosovës dhe presidentin serb, duke nënvizuar shqetësimin e Mbretërisë së Bashkuar për rritjen e tensioneve dhe gjuhën e nxehtë të ditëve të fundit”, ka shkruar ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë.

“Udhëheqësit tani kanë mundësinë dhe përgjegjësinë në bisedimet e tyre në Bruksel për të vënë qytetarët e tyre në radhë të parë, për të forcuar më tej arritjet e deritanishme në dialog dhe për të bërë hapa të rëndësishëm drejt normalizimit të marrëdhënieve”, përfunon komunikata.

Lajme të ngjashme