Ambasada e Britanisë së Madhe lanson bursë studimore në emër të Vjosa Berishës - NACIONALE

Ambasada e Britanisë së Madhe lanson bursë studimore në emër të Vjosa Berishës

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë ka bërë të ditur se ka themeluar një bursë studimi me emrin “Bursën memoriale Vjosa Berisha”, si pjesë të programit të bursave “Chevening”.

Përfitues të kësaj burse që i dedikohet producentes tashmë të ndjerë Vjosa Berishës, mund të jenë qytetarët kosovarë që dëshirojnë të studiojnë për master në Britani në fushën e filmit, arteve, në menaxhim kulturor apo administratë; praktikë kreative ose komunikime/media.

Bursa i kushtohet Vjosa Berishës dhe fushat e studimit i përshtaten fushave ku ajo pati ndikim.

Zgjedhja e lëndëve pasqyron gamën e fushave në të cilat Vjosa pati ndikim gjatë karrierës së saj, në mënyrë që të tjerët të vazhdojnë trashëgiminë e saj” – thuhet në njoftimin e Ambasadës britanike në Prishtinë

Vjosa Berisha ishte përfituese e bursës në studimet master për media dhe komunikimit në Universitetin Westminster.

Aplikuesit në Kosovë do të mund të aplikojnë për bursën për vitin akademik 2023/2024, deri më 1 nëntor (2022).

Producentja dhe themeluesja e Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Prishtinë (PriFest), Vjosa Berisha ka vdekur më 23 qershor 2022.

Postimi i ambasadës:

Lajme të ngjashme