Ambasada britanike i dhuron donacion në vlerë të 153 mijë eurove Policisë së Kosovës - NACIONALE

Ambasada britanike i dhuron donacion në vlerë të 153 mijë eurove Policisë së Kosovës

3 muaj më parë

nga NACIONALE

Ambasada e Britanisë së Madhe i ka dhuruar Policisë së Kosovës 2 automjete dhe 16 dronë, vlera e të cilave arrin në 153 mijë euro.

Ky donacion, siç thuhet në një komunikatë të Policisë së Kosovës, do të ndihmojë njësitet policore në raste të ndryshme.

“Kjo marrëveshje ka të bëjë me dhurimin e 2 automjeteve dhe 16 dronëve me pajisje përcjellëse vlera totale e të cilit arrin 153.000,00€ , Ky donacion do të ndihmoj njësitet policore në raste të ndryshme, si në identifikimin, gjurmimin, monitorimin dhe përcaktimin e vendndodhjes së automjeteve dhe personave të dyshimtë.

Pajisjet e specializuara do të luajnë rol shumë të rëndësishëm, do të ndihmojnë dhe profesionalizojnë edhe më tepër punën e Policisë së Kosovës, në veçanti të njësiteve kufitare të cilat kujdesen për parandalim të krimit transkufitar, kontrabandës dhe migrimit të paligjshëm” – thuhet në njoftim.

Komunikata e plotë:

Lajme të ngjashme