Alyson Grunder: Jemi me fat për partneritetin me Kosovën - NACIONALE

Alyson Grunder: Jemi me fat për partneritetin me Kosovën

1 vit më parë

nga NACIONALE

Zëvendës ambasadorja e SHBA-së, Alyson Grunder, ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë me fat për partneritetin me Kosovën.

Pasi ka bërë homazhe te memoriali “Kosova kujton” kushtuar viktimave të 11 shtatorit në SHBA, së bashku me presidenten Osmani dhe kryeministrin Kurti, ajo ka shprehur mirënjohjen për Kosovën për solidaritetin e shprehur në përkujtimin e kësaj ngjarjeje.

Ky është vetëm simbol i lidhjeve të forta dhe vlerave që populli i Kosovës dhe i SHBA-së kanë të përbashkëta dhe i ndajmë bashkë. Jemi me fat që kemi një partneritet kaq të qëndrueshëm dhe të fortë me Kosovën”, ka deklaruar ajo.

Grunder ka theksuar se krahas ceremonisë që është mbajtur në Prishtinë, edhe në Pejë po zhvillohet një ceremoni përurimi ku do të bëhet një shtatore me një shtyllë të çmueshme që është dhuruar nga departamenti i zjarrfikësve të New Yorkut dhe është marrë nga njëra prej kullave të qendrës tregtare.

Lajme të ngjashme