"Altileri" armësh në Lipjan - dërgohet në mbajtje i dyshuari - NACIONALE

"Altileri" armësh në Lipjan - dërgohet në mbajtje i dyshuari

1 vit më parë

nga NACIONALE

Sekuestrohen armë dhe municion në Janjevë të Lipjanit, i dyshuari dërgohet në mbajtje
Njësitet policore të Lipjanit, sot kanë zbatuar Urdhëresën e Gjykatës Themelore në Prishtine për urdhër-kontroll në një lokacion, lidhur me dyshimet e bazuara për posedim armësh.
Gjatë këtij operacioni janë sekuestruar:
-Tre granata dore
- Një armë automatike AK-47,
- dy pistoleta
- 120 fishekë të armës AK-47, cal. 7.62 mm,
-7 fishekë të pistoletës, cal. 7.65 mm,
- dy karikatorë të armës AK-47,
- dy karikatorë të pistoletës.
Nga ana e policisë është arrestuar një person i dyshuar, i cili pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndaj tij është iniciuar rasti, mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar të armëve.

Lajme të ngjashme