Allen: Shtetet e Bashkuara kanë hartuar një kornizë për t’iu kundërvënë ndikimit të huaj keqdashës
Nënsekretarja amerikane e Shtetit për Diplomaci dhe Çështje Publike, Elizabeth Allen, ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara po punojnë hartuar një kornizë për t’iu kundërvënë ndikimit të dezinformimi dhe ndikimi i huaj keqdashës paraqet për shtetet.
“Ne e shohim këtë si një kërcënim të sigurisë kombëtare. E shohim këtë si një fushë politike që ka nevojë për zgjidhje kohezive rreth saj, dhe kështu Shtetet e Bashkuara kanë hartuar një kornizë për t’iu kundërvënë ndikimit të huaj keqdashës, dhe kjo përfshin disa mënyra në të cilat qeveritë mund të punojnë së bashku për të trajtuar këtë problem të dezinformimit dhe ndikimit të huaj keqdashës”, tha ajo në Rubikon.
Ajo bëri të ditur se Marrëveshja e Mirëkuptimit me Kosovën kundër manipulimit të informacionit nga shtetet e huaja, rritë aftësinë për të analizuar narrativat e dezinformatave.
“Ajo rrit aftësinë tonë të ndërsjellë për të gjetur zgjidhje kundër dezinformimit nga pikëpamja e politikave. Këtu përfshihen shoqëria civile, sepse asnjë diskutim për të luftuar dezinformimin dhe ndikimin keqdashës të huaj nuk është i plotë nëse flasim vetëm për veprimet që mund të ndërmarrë qeveria, por edhe mbështetjen e mediave të pavarura, duke siguruar që të kemi kontroll të fakteve, duke u siguruar vërtet se bota akademike, media, shoqëria civile dhe qeveria po punojnë të gjithë së bashku për të trajtuar këtë problem”, tha Allen.