Aliu thotë se po vazhdon ndërtimi e renovimi i shtëpive të shqiptarëve në veri, e përmend vendimin e Qeverisë Hoti - NACIONALE

Aliu thotë se po vazhdon ndërtimi e renovimi i shtëpive të shqiptarëve në veri, e përmend vendimin e Qeverisë Hoti

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka bërë të ditur se po vazhdon procesi i ndërtimit dhe renovimit të shtëpive të shqiptarëve në veri të Kosovës.

Me këtë rast, Aliu ka kujtuar kohën kur Qeveria Hoti kishte larguar projektin 500 mijë euro për shtëpitë e shqipatarëve në veri.

Më tej, Aliu ka thënë se shumë shpejt do të përfundojnë edhe procedurat tjera për vazhdimin e projektit në tërësi.

Shkrimi i tij:

Po vazhdon Ndërtimi dhe Renovimi i Shtëpive të Shqiptarëve në Veri të Kosovës.

Tashmë përpjekjet tona për ndërtimin e Shtëpive të para në Veri të Republikës së Kosovës, veçse kanë marrë rrugën e duhur.

Shumë shpejt pritet që të përfundojnë procedurat tjera për vazhdimin e projektit në tërësi për ndërtimin dhe renovimin e shtëpive tjera në veri të Kosovës.

Lajme të ngjashme