Aliu që u emërua në KPM dikur i ofendonte fshatarët se pse shikojnë Big Brother - NACIONALE

Aliu që u emërua në KPM dikur i ofendonte fshatarët se pse shikojnë Big Brother

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Analistja Luljeta Aliu, është zgjedhur sot anëtare e Komisionit të Pavarur të Mediave.

Aliu e cila është akuzuar për afërsinë e saj me partinë në pushtet, pra me Lëvizjen Vetëvendosje, disa muaj më parë kishte bërë një status interesant.

Përmes Facebookut, ajo kishte sulmuar një program televiziv, Big Brother Kosova.

Aliu kishte thënë se ata që e përcjellin një format të tillë janë njerëz ruralë, ata që nuk lexojnë, ata që merren me thashetheme.

Dhe sipas saj ky format e ka gjetur veten në Kosovë.

Postimi i plotë:

Big Brother, që ka filluar në 1999 në Holandë e pastaj në 2000 në Zvicër e Gjermani...(atje, me sa e di nuk shfaqet më. Të paktën, jo në Zvicër).

Ata që e kanë përcjellë këtë format të emisionit kanë qenë njerëzit ruralë, ata që nuk lexojnë, ata që merren me thashetheme, ata që preferojnë të merren me jetën e të tjerëve para se të merren me veten... si duket Big Brother e ka gjetur veten në Kosovë.

Lajme të ngjashme