Aliu për Kurtin: Vetes ia ka rritur rrogën, profesorët e mirë e gjejnë veten në BE
Profesori dhe eksperti i tregjeve financiare, Florin Aliu, ka reaguar pas rritjes së pagës së kryeministri, Albin Kurti me anë të Ligjit për Paga.
Aliu ka kritikuar Kurtin për uljen e pagave të profesorëve.
Ai ka paralajmëruar se profesorët e mirë gjejnë punë në Bashkimin Evropian, duke nënkuptuar se mund të jenë të pakënaqur me pagat.
“Vetes ia ka rritur rrogën, profesorit ia ka ulur. Fantastike, pse jo? Pa merak se profesorët e mirë e gjejnë veten shpejt në BE. Llomat do ti kesh aty.” – ka shkruar Aliu.
Ndryshe Qeveria ka përcaktuar 105 euro vlerën e koeficientit për paga. Ky koeficient nxiti reagime të shumta të cilët kritikuan Qeverinë Kurti.

