Aliu e Rrahimaj nënshkruajnë një projekt mbi 500 mijë eurosh për Komunën e Kamenicës - NACIONALE

Aliu e Rrahimaj nënshkruajnë një projekt mbi 500 mijë eurosh për Komunën e Kamenicës

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rrahimaj, ka bërë të ditur përmes llogarisë së tij në Facebook se ka arritur marrëveshje me Ministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu për problemin e ujrave të zeza në disa zona të Kamenicës.

Vlera e këtyre investimeve është 540,872.70 euro, e cila, siç thotë Rahimaj do ta zgjidh problemin me ujëra të zeza.

540,872.70 € është vlera e marrëveshjes së fundit me Ministrin e Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu.

Do ta zgjidhim problemin e ujërave të zeza në Hogosht dhe në Shipashnicë të Epërme, përmes ndërtimit të kolektorëve, ku përfshihet edhe rregullimi i shtratit të lumit në Hogosht”, ka shkruar kreu i Kamenicës.

Lajme të ngjashme