Ali Ahmeti ia kthen Mickoskit: S’je ti ai që vendos a del BDI-ja në opozitë, kështu thoshte edhe Zaevi
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, i është kundërpërgjjur liderit nacionalsist të VMRO-DPMNE, Hristjan Mickoski, se BDI-në do ta dërgojë në opozitë; dhe se qeverinë do ta bëjë me polin tjetër shiqptar “VLEN”-in e mbështetur nga Lëvizja Vetëvendosje.
“A ju kujtohet Zoran Zaevi kur doli para katër vitesh: ‘BDI – opozitë’”, kujtoi Ahmeti. “Kështu thoshte”.
“Del VMRO-ja e Mickoski-t e thotë ‘do t’i marr të tjetër unë dhe BDI-ja do të shkojë në opozitë’. Nuk është Mickoski që vendosë se a shkon në opozitë BDI-ja, janë qytetarët”, theksoi Ahmeti, siç e citoi Albanian Post.