Albulena Haxhiu tallet me opozitën: Dikur kërkonin zgjedhje, tash po e dini çka ndodhi
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka publikuar një video tallëse në rrjete sociale.
Ajo ka ironizuar me partitë në opozitë.
“Për më shumë se 3 vjet opozita thoshte zgjedhje, zgjedhje, zgjedhje. Pastaj, ditë më parë doli Kryeministri dhe u tha jemi të gatshëm për zgjedhje. Pastaj po e dini të gjithë çka ndodhi…”, ka shkruar Haxhiu.