Albin Kurti përuron një kënd lojërash diku në Shtime, por shihet veç një tavolinë ping-pongu
Kryetari i Komunës së Shtimës, Qemajl Aliu, përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se kanë peruaruar parkun dhe këndin e lodrave në Gjurkoc, ku ka marrë pjesë edhe kryeministri Kurti.
Aliu ka thënë se projekti është realizuar në bashkëfinancim mes MAPL-së dhe Komunës së Shtimes, me vlerë 64 mijë e 871 euro.
Nga fotot e postuara nga zoti Aliu, në hapësirën e inauguruar shihet vetëm një tavolinë ping-pong'u.

Urojmë që në atë kënd lojërash të ketë edhe të tjera hapësira rekreative, tavolina sportesh tjera etj.
