Albin Kurti në Kuvend: Sot është ditë reflektimi për rrugën që na pret - NACIONALE

Albin Kurti në Kuvend: Sot është ditë reflektimi për rrugën që na pret

5 muaj më parë

nga NACIONALE

Kryeministri Albin Kurti ka mbajtur fjalën e tij në seancën për Epopenë e UÇK-së.

Kurti ka thënë se Prekazi u bë altar i lirisë.

“Në Prekaz, toka u bë altar i lirisë, e një familje simbol kombëtar. Kthesa në Prekaz artikuloi qartë betejën për çlirim nga lufta pushtuese. Krismat e pushkëve në Prekaz u hapën deri në ndërgjegjen e diplomacisë ndërkombëtare, krismat zgjuan kombin, dhe shumëfishuan rezistencën në një lëvizje të pandalshme për liri”, tha Kurti.

“Sot është ditë reflektimi për rrugën që kemi bërë e atë që na pret. Jemi shtet i një populli liridashës, jemi republikë e një shoqërie që ndërton të ardhmen me demokraci e ligjin. Ne nderojmë sakrificën e Jasharëve teksa forcojmë republikën çdo ditë me punë të ndershme e institucione stabile”, tha ai.

Lajme të ngjashme