Albert Shabani mundohet që ta kritikojë Mehmetajn, por i del keq sheshit analfabetizmi shqetësues
Përkrahësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Albert Shabani, është përpjekur që ta kritikojë gazetarin e mirënjohur, Lirim Mehmetaj, për, siç tha ai, përpjekjet për ta luftuar “kryeministrin më të mirë në historin* e Kosovës, të madhin Albin Kurti”. Megjithatë, gjatë shtypjes së pullave të shkronjave në tastierë ose në ekranin e ndonjë telefoni, Shabanit i rrodhi diçka që, sipas të gjitha gjasave, nuk do të donte që t’i rridhte – cektësia e njohjes së gjuhës së shkruar shqipe.
Në vetëm dy fjali, Alberti bëri gjashtë gabime elementare drejtshkrimore, pa ia llogaritur – gazetari i “Nacionales” po e kursen pak – gabimet sa u përket shenjave të pikësimit.
Çfarë shkroi Shabani, Albert Shabani?
“I tërbuar totalisht, në përpjekjet e ti, për ta luftuar kryeministrin më të mirë në historin e Kosovës, të madhin Albin Kurti. Shum si ky, kanë me u plakë, kanë me u rrokatë, e kane më përfundu me turp e deshtakë, por,madheshtinë e Albinit, nuk do ta zbehin e ulin kurrë!”
Gabimi që e shqetësoi më së shumti gazetarin ishte paaftësia e Albertit për ta dalluar përemrin vetor “ti” me përemrin pronor “i/e tij”.
Mjaft shqetësuese është edhe mënyra se si ai e shkroi emrin “historinë”. Hiç më pak shqetësues nuk është as gabimi te përemri i pakufizuar, “shumë”.
Për ta kursyer kohën dhe për të bërë një lloj loje, po ua lëmë lexuesve detyrën që t’i gjejnë gabimet e tjera.