Albert Krasniqi për forcat ekstreme të EULEX-it afër Thaçit: Po tentohet të përulet shteti i Kosovës
Albert Krasniqi nga D+ ka komentuar vizitën e sotme të Thaçit në Kosovë.
Ai ka thënë se me ato forca të shtuara të sigurisë, po tentohet të përulet shteti i Kosovës.
Postimi:
Gjithë këta roje dhe vetura të EULEX-it në oborrin e ShSKUK-së për të ruajtur Hashim Thaçin, njeriun që hoqi dorë nga posti i Presidentit për t’u përballur me një gjykatë krejtësisht politike.
• Akuzat, mbi të cilat u themelua kjo gjykatë, ranë ende pa nisur procesi;
• Prokuroria publikoi aktakuzën pa konfirmimin e gjykatës, vetëm për të penguar vizitën zyrtare në Shtëpinë e Bardhë;
• Arrestimi ndodhi pikërisht në ditëlindjen e tij.
Me këtë trajtim ndaj Presidentit të Kosovës, nuk po tentohet të përulet vetëm ai si individ, por edhe vetë shteti i Kosovës.